Kryeministri Hoti vjen me një lajm të madh për popullin e Kosovës

Kryeministri Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kanë përfunduar takimin e tyre në Shtëpinë e Bardhë.

Hoti në një konferencë para media ka thënë se sot pritet të finalizohet diskutimi që kanë pasur delegacionet e shteteve gjatë dialogut në Uashington.

“Jemi takuar me O’brien dhe Grenell. Kishim një takim me presidentin serb gjithashtu. Sotpresim të finalizojmë këtë diskutim që patëm”, është shprehur Hoti.

Tutje, Hoti u shpreh i bindur se nuk ka marrë veshje të dëm shme që propozohet nga Shtëpia e Bardhë.

“Një gjë mund t’iu them që marrë veshje të dëm shme dhe të papranueshme asnjëherë nuk kanë ardhur dhe nuk do të vijnë nga Shtëpia e Bardhë”, ka thënë Hoti.

“E kemi bërë një progres në çështjet ekonomike dhe kemi bërë një hap të madh”.

Gjithashtu, Hoti deklaroi se nuk është shtruar e as nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e diskutimit të terr itoreve.

“As nuk është shtruar e as nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e shkëmbimit të terr itoreve”, ka thënë Hoti.

“Ju sot do të shihni marrë veshjen sepse kështu është diskutuar”, shtoi Hoti.