Kryeministri Hoti: Populli im i dashur, Nesër do të shihni marrëveshjen

Kryeministri Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kanë përfunduar takimin e tyre në Shtëpinë e Bardhë.

Hoti në një konferencë para media ka thënë se nesër pritet të finalizohet diskutimi që kanë pasur delegacionet e shteteve gjatë dialogut në Uashington.

“Jemi takuar me O’brien dhe Grenell. Kishim një takim me presidentin serb gjithashtu. Nesër presim të finalizojmë këtë diskutim që patëm sot”, është shprehur Hoti.

Tutje, Hoti u shpreh i bindur se nuk ka marrë veshje të dëm shme që propozohet nga Shtëpia e Bardhë.

“Një gjë mund t’iu them që marrë veshje të dëmshme dhe të papranueshme asnjëherë nuk kanë ardhur dhe nuk do të vijnë nga Shtëpia e Bardhë”, ka thënë Hoti.

“E kemi bërë një progres në çështjet ekonomike dhe kemi bërë një hap të madh”.

Gjithashtu, Hoti deklaroi se nuk është shtruar e as nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e diskutimit të terr itoreve.

“As nuk është shtruar e as nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e shkëmbimit të terr itoreve”, ka thënë Hoti.

“Ju nesër do të shihni marrë veshjen sepse kështu është diskutuar”, shtoi Hoti.