Kosovarët merakli në shalqi, nuk do e besoni sa konsumuan brenda 6 muajve

Kosovarët merakli në shalqi

Shalqiri konsiderohet të jetë njëra ndër frutat më të preferuara të stinës së verës, madje njihet edhe si “mbreti i frutave”.

E kur jemi tek konsumimi, qytetarët e Kosovës
duket të jenë merakli në të bazuar në shifrat e importimit, të dhënë nga Dogana
e Kosovës.

Përgjatë tre muajve në Kosovë janë importuar
hiç më pak se 20,507,180.00 kilogramë shalqi.

Zëdhënsi i Doganës së Kosovës, Adriatik
Stavileci ka treguar për IndeksOnline se gjatë muajit qershor janë impostuar
6.099,960.00 kg shalqi, në vlerë 1,161,227.58.

Në muajin korrik janë importuar 12,093,424.00
kg, në vlerë 1,294,135.01, derisa në muajin gusht vërehet një rritje e theksuar
e konsumimit të shalqirit prej 20.507,180,00 kk në vlerë 2,705,622.19.

Ndryshe, shalqiri përmbanë 92% ujë dhe vetëm
5% sheqerë ndaj duhet që ta konsumoni sa më shumë pasi bën pastrimin e plotë të
trupit.

Padyshim, në ditët me temperatura të larta, shalqiri vetëm se e freskon organizmin e secilit person./IndeksOnline/