Kjo komunë e Kosovës ndan 120 euro për çdo fëmijë të porsalindur

Kjo komunë e Kosovës ndan 120 euro për çdo fëmijë të porsalindur

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale do ofrojë asistencë financiare prej 120€ për çdo fëmijë të lindur në vitin 2020.
Një vendim i tillë është marrur nga Kuvendi Komunal i Vushtrrisë.

Drejtori i kësaj drejtorie në Vushtrri i fton të gjithë prindërit e fëmijëve të porsalindur të aplikojnë për këtë shtesë financiare.

Ky shembull i vënë nga Vushtrria do duhej të ndjekej edhe nga komunat e tjera të Kosovës.

Ky është postimi i plotë në të cilin drejtori Sylejman Meholli njofton për dokumentet dhe informatat e nevojshme për aplikim:

[Njoftim]

Të dashur prindër të Komunës së Vushtrrisë, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale, ju njofton se bazuar në Vendimin e Kuvendit Komunal Nr. 47/20, i datës 27.02.2020, se nga dita e hëne e datës 14.09.2020, ftoheni të aplikoni për ndihmë financiare prej 120 Euro për secilin fëmijë të lindur nga 1 janari 2020.

Vendimin e Kuvendit, formularin e aplikimit dhe dokumentet e kërkuara për aplikim i gjeni në fotografitë e bashkangjitur në postim. Kopjen fizike të formularit mund ta merrni në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve në objektin e komunës, kati i parë, ku pas kompletimit të dokumentacionit mund të aplikoni çdo ditë pune.

Të gjithë fëmijëve të posalindur, nënave dhe baballarëve, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale ju uron shëndet e begati!

Me respekt
Dr. Sylejman Meholli