Kamera kap momentin: shikojeni si ministrja e shtynë Skender Hysenin në konferencë

Ministrja e Jashtme e shtynë pak Skender Hysenin në konferencë

Ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla është përplasur pak me Skender Hysenin në konferencë e Kryeministrit Avdullah Hoti, i cili foli pasi u arrit marrë veshja Kosovë-Serbi.

Ministrja e shtynë pak Hysenin dhe e largon nga krahu i djathtë i Kryeministri. Kur Haradinaj-Stublla synon të jetë në krahun e djathtë të Kryeministrit, Hyseni reagon duke lëvizur kokën dhe duke i treguar se duhet të shkojë një vend më poshtë.

Por, ajo megjithatë arrin të zë vendin afër Kryeministrit ndërsa Hyseni mbetet në pozitën e tretë.

Gjithë këtë ngjarje mund ta shihni në videon më poshtë.