Kadri Veseli: “Ne jemi opozitë, nuk e di çka po na lodhin k’to të VV-së e LDK-së“

Kadri Veseli: Ne jemi opozitë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se në asnjë rrethanë nuk do të jetë pjesë e qeverisë Hoti, ndërsa ka akuzuar rënd edhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Veseli ka thënë se nuk do të bëhen riparues të askujt, ndërsa ka thënë se edhe qasja e VV-së, nuk është e sinqertë.

“Ne jemi opozitë, nuk e di çka po na lodhin. Edhe VV-ja me ato mbledhje të nënshkrimeve nuk është serioze, por është manipuluese.

Ne nuk do të jemi pjesë e kësaj qeverie, s’do të jemi riparues i askujt. VV-ja nuk do të mund të na mposht neve në opozitë. Ajo po manipulon me çështjen e mocionit, sepse nuk janë votat”, ka thënë Veseli në Kanal 10.