“Ju kanë larguar nga partia” – si ra në kurthën e kamerës deputetja e PDK’së Blerta Deliu

“Ju kanë larguar nga partia”

Në emisionin Frontal në Televizionin T7 sot keni pasur mundësinë që në emisionin e fundit për këtë vit të ndiqni edhe rubrikën e kamerës së fshehtë, raporton Gazeta Express.

Këtë herë protagoniste e kamerës së fshehtë ka qenë deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra.

Deliu, deputete e PDK-së është ftuar si mysafire për të diskutuar rreth rolit të grave në Kuvendin e Kosovës, por në ndërkohë redaksia ka marrë vesh për një takim të kryesisë së partisë.

Gjatë emisionit, përmes një lidhje direkte me Avni Bytyqin, këshilltar i Kadri Veselit, Deliu merr lajmin se e kanë larguar nga partia. Deliu nuk e din se është kamerë e fshehtë.

Linku i kamerës së fshehtë nga minuta 30:00: