Isa Mustafa: Kam biseduar me Kadri Veselin për çështjen e presidentit


I pari i LDK’së Isa Mustafa thotë se ka biseduar në mënyrë “tërthorazi”, me kreun e PDK’së Kadri Veseli për çështjen e presidentit.

Mustafa thotë se çdo sfidë që e kemi nuk mundë ta kapërcejmë pa PDK, po ashtu edhe pa VV’në sepse na duhen votat.

“Nuk kemi biseduar me ta, jo në mënyrë të drejtpërdrejt por tërthorazi kam biseduar me Kadri Veselin , për çështjen e presidentit, për arsyen se çdo sfidë që e kemi nuk mundë ta kapërcejmë pa PDK, po ashtu edhe pa VV’në sepse na duhen votat, e kemi ditë që në shkurt do të sfidohemi për çështjen e presidentit. Në asnjë rast nuk kemi biseduar për emra”, tha Mustafa në një intervistë për Euronews Albania