Isa Mustafa: Ata që kanë pritur shumë nga takimi në Washington nuk marrin vesh në politikë

Isa Mustafa: Ata që kanë pritur shumë nga takimi në Washington nuk marrin vesh në politikë

Kryetari i LDK- së Isa Mustafa nënshkrimin e marrë veshjes për normalizim ekonomik nga Kosova dhe Serbia e ka quajtur përfitim nga ShBA-ja. Mustafa thotë se ata që kanë pritur njohje reciproke me një takim të vetëm nuk marrin vesh në politikë.

Mustafa e ka quajtur befasi të veçantë njohjen e Kosovës nga Izraeli në kuadër të marrë veshjes së nënshkruar dje në Washington D.C

Kreu i LDK- së, tha për Express se njohja reciproke nga Serbia nuk vjen me një takim të vetëm dhe ata që kanë pritur një gjë të tillë nuk merren vesh në politikë.

“Jam shprehur edhe para këtij takimi se nuk pres ndonjë befasi të veçantë. Befasia tepër e këndshme ishte njohjave shtetit të Kosovës nga Izraeli. SHBA kishin paralajmëruar marr ëveshje në fushat ekonomike. Ata që kanë pritur se me një takim do të kthehet delegacioni ynë nga SHBA, me njohje reciproke Kosovë -Serbi, kanë pas ambicie joreale, ose nuk merren vesh në politikë”, tha ai.

Mustafa shtoi se marr ëveshjet ekonomike janë themel i marrëveshjes përfundimtare./Insajderi.org