Isa Mustafa “Albin Kurti është frikacak“ ja çka thotë për Vjosa Osmanin

Isa Mustafa Albin Kurti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ka qenë i bindur se në Uashington nuk do të diskutohej për shkëmbim terrítoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Mustafa ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, gjithashtu e kanë ditur që në Shtëpinë e Bardhë s’do të flitej për ndarje.

“Mendoj se ka qenë e qartë edhe për z. Kurti, edhe për znj. Osmani, se nuk ka ndarje”, ka deklaruar Mustafa.

“Apo, të shprehem me gjuhën e Kurtit, që s’ka thíka mbi tavolinë”, ka thënë Mustafa në T7.

Sipas tij, Kurti, si kryeministër i vendit, ishte fríkacak.

“Kam parë mungesë të vendosmërisë, të guximit, që të sfídohet me atë çështje”, është shprehur Mustafa.

“Kam parë që po hezíton të shkojë atje. I kam thënë se SHBA’ja s’na sfídon me diçka që ne s’mund ta pranojmë”, ka thënë Mustafa.

“(Richard) Grenell ka thënë se nuk do t’ia imponojmë palëve asgjë që nuk dëshírojnë”, ka treguar kreu i LDK’së.