Hapja e kufirit Kosovë-Maqedoni, ja kur merret vendimi

Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë diskutuar në Shkup gjen djen epídemíologjíke me sëmu ndjen COVID-19, si dhe mundësinë e lehtësírave për lëvizjen e qytetarëve jo vetëm mes dy vendeve, por edhe më gjerë në rajon.
Siç bënë të ditur ministrat e Shëndetësisë të të dyja vendeve, Venko Filipçe dhe Armend Zemaj, vendimi përfundimtar nëse do të ketë lehtësíra, do të merret javën e ardhshme, pasi grupet e punës të shqyrtojnë gjendjen epidemiologjike në gjitha vendet e rajonit.

Ministri Filipçe nuk e ka përjashtuar mundësinë që të aplikohen teste në pikat kufitare apo edhe lehtësíra tjera pasi, siç tha, Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë thuajse situatë të njëjtë epídemíologjíke.

“Ekzistojnë më shumë mundësi, tani kemi edhe teste ultra të shpejta për udhëtarët që mund të zgjasin jo më shumë 10-15 minuta. Mendoj se ne kemi gje ndje epídemíologjíke thuajse të njëjtë dhe se ndoshta kufiri i mbyllur në njërën anë apo testet PCR në anën tjetër, mund të mos jenë të mjaftueshme, andaj vlerësoj se duhet të bisedohet edhe për modele tjera të mundshme. Sidoqoftë, gjithçka do të dihet javën tjetër pas takimeve të grupeve të punës”, ka deklaruar Filipçe.

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, gjen djen epídemíologjíke në Kosovë e vlerësuar si shumë të mirë, andaj edhe ka theksuar nevojën për lehtësíra gjatë kalimeve kufitare.