Grenell “selam“ Vjosës, Ti nuk na duhesh hiq!

Grenell “selam“ Vjosës, Ti nuk na duhesh hiq!

I dërguari special i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i ka replikuar në Twitter kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit lidhur me një reagim të saj për marrë veshjen e arritur dje në Uashington.
E para e Kuvendit të Kosovës në postimin e saj tha se Kosova nuk përfitoi ato çfarë është dashur, përfshirë edhe njohjen reciproke me Serbinë.

Ndërsa Richard Grenell i është përgjigjur duke i thënë se marr ëveshja ishte për bashkëpunim ekonomik.

Madje i është drejtuar duke i thënë se ajo nuk i ka dhënë atij asnjë ide dhe nuk iu duhet ajo(Osmani).

“Marr ëveshja ishte për njohje ekonomike. Është një hap gjigant. Për ty që ankohesh që nuk more më shumë, ju nuk më dhatë asnjë ide mua. Na duhen politikanë që bëjnë më shumë se sa që ankohen. Kjo është për hapjen e vendeve të reja të punës, jo simbolikë. Ju nuk mund të paguani qiranë tuaj ose të ushqeni familjen tuaj me simbolikë. Studimi i fizibilitetit për liqenin është të dihet saktësisht se si mund të përdoret, çfarë lloj punësh mund të krijohen. Të sugjerosh që emri hap diskutime të tjera është politikë pa kuptim. Ky është një studim për krijimin e vendeve të punës”, ka shkruar Grenell duke i replikuar ashpër Vjosa Osmanit.