Gjuriq e quan gënjeshtar Hotin: Tregoi popullit se nuk kishte asnjë fjalë për njohje!

Gjuriq Hotit: Tregoi popullit se nuk kishte asnjë fjalë për njohje!

Anëtari i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën nën kupolën e BE-së, Gjuriq ka aku zuar kryeministrin e Kosovës Hoti se “gën jen” kur thotë se në takimin e sotshëm u fol për njohjen e ndërsjellë, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.
“Hoti përsëri po gënjen!, nuk kishte asnjë fjalë në takim për njohjen e ndërsjellë” tha Gjuriq në rrjetin social Tviter.

Më herët Hoti pas raundit të sotshëm të bisedimeve në Bruksel la deklaruar se u arrit përparim në “krijimin e marrëveshjes përfundimtare” me Beogradin që duhet të sjell njohje të ndërsjellë.

“Sot është mbajtur takimi i dytë në nivelin e lartë me palën serbe, për të punuar në marrë veshjen e obligueshme juridike të përgjithshme për normalizimin e plotë të raporteve që duhet të sjellë njohjen e ndërsjellë” ka thënë Hoti.

Gjuriq nga zyra për Kosovën dhe shef i ekipit negociues në dialogun e Brukselit që mori pjesë në takimin e sotshëm mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Hoti tha këtë pas publikimit të Hotit.

Në takim në të cilin përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme Borel dhe i dërguari special Lajçak për dialogun mes Beogradit edhe Prishtinës, përveç Hotit e Vuçiqit kanë marr pjesë edhe Hyseni dhe Gjuriq.

Pas takimit Vuçiq ka thënë se “u pajtuan në mënyrë thelbësore” për çështjen e të pagjeturve dhe të zhvendosurve dhe se janë hapur edhe dy tema të reja, ajo për asociacionin dhe kërkesat e ndërsjellë financiare”.

Gjuriq dhe Hyseni do të vazhdojnë bisedimet për asociacionin me 17 shtator, ndërsa takimi i ardhshëm në nivelin më të lartë do të mbahet me 28 shtator në Bruksel ka thënë Vuçiq.