Erdogani ka urdhëruar gjeneralët e tij: “Fundosni një anije greke ose rrëzoni një avion luftarak”

Erdogani ka urdhëruar gjeneralët e tij

Sipas të përditshmes gjermane “Die Welt” Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan donte të provokonte një incident ushtarak me Greqinë në Mesdheun Lindor në mënyrë që të mbijetonte politikisht.

“Fundosni një anije greke ose rrëzoni një avion luftarak”, thuhet se presidenti turk Tayyip Erdogan i kërkoi gjeneralëve të tij , sipas një artikulli në gazetën gjermane “Die Welt”, raportuar nga korrespondentja me bazë në Stamboll Marion Senker.

Raporti, i titulluar “Lufta e llogaritur e Erdogan”, tha se “nëse do të varej nga Presidenti turk, marina e tij do të kishte fundosur një anije greke në Mesdhe shumë kohë më parë”.

Më konkretisht, duke cituar burime ushtarake turke, Erdogan u kishte kërkuar gjeneralëve të Turqisë disa ditë më parë të fundosnin një anije Greke dhe se ata duhet ta bënin këtë duke siguruar që askush të mos vritej në këtë proces.

Kur gjeneralët refuzuan, dikush tjetër sugjeroi që të rrëzohej një avion grek, dhe piloti mund të përdorte bllokun e nisjes për të shpëtuar veten.