Erdogan i reagon Vuçiçit: E di se ç’do të thotë zhvendosje e ambasadës në Jeruzalem?

Erdogan i reagon Vuçiçit

Ankaraja zyrtare ka shprehur shqetësim lidhur me vendimin e Serbisë për të zhvendosur ambasadën e saj në Izrael nga Tel Avivi në Jeruzalem.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për vendimin e Serbisë për të zhvendosur ambasadën në Jeruzalem,” u tha në një deklaratë.

U tha gjithashtu se aneksimi izraelit i Jeruzalemit u refuzua nga bashkësia ndërkombëtare dhe Kombet e Bashkuara (KB).

Eshtë deklaruar gjithashtu se është theksuar vazhdimisht përmes rezolutave të KB që çështja palestineze mund të zgjidhet vetëm përmes një shteti të pavarur dhe sovran të Palestinës me kufij nga 1967 dhe Jeruzalemin Lindor si kryeqytet.

Hapat që e bëjnë të vështirë marrë veshjen

“Ndërsa situata është e tillë që zhvendosja e ambasadës të çdo vendi në Izrael drejt Jeruzalemit, do të jetë një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar,” tha deklarata.

Deklarata u bëri thirrje të gjitha vendeve të respektojnë rezolutat e miratuara të KB, të respektojnë statusin historik dhe li gjor të Jeruzalemit dhe të shmangin hapat që do ta bënin të vësh tirë arritjen e një zgjidhjeje të konfl iktit izraelito-pale stinez.

Presidenti i SHBA Donald Trump tha dje se Kosova do të normalizojë marrë dhëniet me Izraelin dhe se Serbia do të zhvendosë ambasadën në Jeruzalem.