EKSKLUZIVE: Nëse Kosova dhe Serbia sot pajtohen për marrëveshjet, Donald Trump nesër merr pjesë në takim

Nëse Kosova dhe Serbia

Gazetari dhe drejtori i Klan Kosovës Adriatik Kelmendi, që po përcjell nga afër zhvillimet në Washington, merr vesh ekskluzivisht se presidenti amerikan Donald Trump mund të jetë nesër pjesë e takimit Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo që mëson po ashtu ekskzluvisht Klan Kosova është që tashmë janë prezantuar projektet nga pala kosovare.

“Në takim kanë qenë qysh sot edhe pala serbe. Sipas burimeve nga delegacioni i Kosovës do të ketë ndoshta edhe befasi të këndshme. Synohet që të arrihen sot marrëveshjet në mënyrë që nesër të shkohet në Shtëpinë e Bardhë dhe të ndërmjetësojë takimin, siç merr vesh Klan Kosova, edhe vet presidenti amerikan Donald Trump”.

“Nëse sot do të ketë pajtim mes palëve, pra do të arrihen marrëveshjet, atëherë nesër do të jetë prezent presidenti amerikan Donald Trump për t’i uruar apo nënshkruar ato varësisht se cila formë do të përzgjedhet. Pjesëmarrja e Donald Trump do të varet nga rezultatet e takimeve sot”, ka deklaruar Kelmendi.