Ekskluzive: Kjo figurë e njohur e LDK-së pritet t’i bashkohet partisë së Vjosa Osmanit

Kjo figurë e njohur e LDK-së pritet t’i bashkohet partisë së Vjosa Osmanit

Ashtu siç ka raportuar gazeta “Bota sot” muajin e kaluar, se Vjosa Osmani ka filluar procedurat për hapjen e partisë së re, e ka konfirmuar dje edhe vet Vjosa Osmani, e cila ka njoftuar se ka ndarë rrugët zyrtarisht me partinë e Isa Mustafës.

Gazeta “Bota sot” mëson se shumë shpejtë pritet që Fatmir Sejdiu të deklarohet publikisht se do të kalojë zyrtarisht në partinë e Vjosa Osmanit, e cila do të quhet Lidhja e Re Demokratike.

Të njëjtat burime i kanë thënë “Bota sot” se Sejdiu do të ketë një post të lartë në partinë e Osmanit.

Kujtojmë se në muajin qershor të këtij viti, KP i LDK-së e shka rkoi Osmanin nga të gjitha poz itat kyqe në parti.