E çuditshme se ku përfundoi kjo veturë në lagjen Ulpiana në Prishtinë

Një veturë e tipit ‘BMW’ ka përfunduar në një vend të çuditshëm.

Teksa ishte duke lëvizur në lagjen Ulpiana të Prishtinës, vetura është parë të ketë ngecur në disa shkallë të kësaj lagje.

Në redaksi të Indeksonline është dërguar një fotografi që tregon qartazi veturën e cila ngeci në këtë vend, mjaftë të çuditshëm për t’u ndaluar ndonjë automjet.

Nuk dihet nëse si pasojë e kësaj pati ndonjë person të lënduar dhe se si ndodhi ky rast.