Dritan Abazoviq: Ndihem mirë kur më thërrasin “çetniku shqiptar”

Dritan Abazoviq: Ndihem mirë kur më thërrasin “çetníku shqiptar”

Kreu i koalicionit “Bardh e Zi”, në Malin e Zi, Dritan Abazoviq, ka dhënë një intervistë të bujshme për mediat serbe, ku ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga njohja e Kosovës si një shteti sovran dhe i pavarur, raporton Top Channel.Partia që ai përfaqëson votohet nga shumë serbë në Malin e Zi, ndërsa Abazoviq është shprehur se për sa i përket çështjes së Kosovës nuk do të jetë kurrë pjesë e diskutimeve me Serbinë dhe nuk ka ndërmend t’i rikthehet asaj teme.

Ndërkohë për sa i përket termit që shumë i thërrasin “çetníku shqiptar”, ai ka thënë se ndihet mirë. Sipas tij “çetniku shqiptar” është bërë sinonim i luf tës kundër krímit të organizuar dhe korru psionit dhe i vjen mirë që shumë njerëz që janë malazezë dhe serbë nga kombësia tani kanë filluar të thonë: “Unë jam një çetník shqiptar.” Nëse çetníku shqiptar sipas tij është sinonim i ndryshimit, le të mbetet pjesë e kësaj fushate.

Qeveria e e Malit të Zi do të formohet nga koalicionet “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “Bardhë e Zi”.

Pjesa nga intervista për gazetën “Kurir”:Si ndiheni kur quheni “çetník shqiptar”?– Ndihem gjithmonë mirë, si kur më vlerësojnë, ashtu edhe kur më sulmojnë.

“Çetníku Shqiptar” është bërë sinonim i lu ftës kundër krímit të organizuar dhe korr upsionit dhe më vjen mirë që shumë njerëz që janë malazezë dhe serbë nga kombësia tani kanë filluar të thonë: “Unë jam një çetník shqiptar.”