“Çartet“ Sulltan Erdogan: Jo vetëm Greqisë, po edhe ju Evropa bujrum ju koftë!

Erdogan: Jo vetëm Greqisë

Tensionet mes dy shteteve vazhdojnë të jenë të larta, akoma nuk kemi një marr ëveshje mes Greqisë dhe Turqisë.Thirrja m e fundit vjen nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Ky i fundit i ka kërkuar Bashkimit Europian, që të përmbushë detyrimet e saj në mënyrë të drejtë, për të parandaluar përshka llëzimin e tensíoneve në Mesdheun Lindor dhe Egje.

Në një bisedë telefonike me kreun e Këshillit Evropian, Erdogan e ka paralajmëruar lidhur me marrë dhëniet me Greqinë.Recep Tayyip Erdoğan i ka thënë Charles Michel, se fjalët dhe hapat prov okues të politikanëve evropianë rreth çështjeve rajonale, nuk do të shërbejnë si zgjidhje.

Po kështu, Erdogan e ka paralajmëruar se qëndrimi i BE-së ndaj Mesdheut Lindor, do të jetë një test i sinqeritetit në drejtim të lígjit ndërkombëtar dhe paqes rajonale.

Presidenti turk ka apeluar ndaj institucioneve të BE-së dhe vendeve anëtare, të jenë “të drejta, të paanshme dhe të përgjegjshme ndaj të gjitha çështjeve rajonale”.

Greqia ka kontestuar ek splorimin energjetik të Turqisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të bllokojë territorin detar turk bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk.

Qeveria greke ka njoftuar një program masiv ar matimi, pas krízës me Turqinë në Egjeun Lindor. Mediat greke njoftojnë se qeveria e Mistotakis ka bërë gati 10 miliard euro, për një program ar matimi që do të zgjasë katër vite.