Bravo shqipe! Ky është burrështetasi Kosovar që Trump ia dhuroi çelësin e Shtëpis së Bardhë?

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dhuruar çelësin e Shtëpisë së Bardhë delegacionit kosovar.

Përmes një fotografie të postuar në Facebook, Shefja e Kabinetit të kryeministrit Avdullah Hoti, Ardita Dushi ka njoftuar për dhuratën e Trumpit, raporton Gazeta Express.

“Çelësi i Shtëpisë së Bardhë. Dhurata e Presidentit Trump”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Kosova dhe Serbia dje nënshkruan marrë veshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë në prezencë të Presidentit Donald Trump.