Bekë Berisha: Zafiri është menaxher, jo haker e as kuller

Bekë Berisha

Zafir Berisha i NISMA-s u emërua të hënën koordinator për Sigurinë Kibernetike në vend.

I bindur se Zafiri ka një përvojë për të udhëhequr me këtë fushë është deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, njëherit zëvendëskryetar i komisionit për siguri dhe mbrojtje në Kuvend.

Ky thotë se Zafir Berisha, të cilit disa orë pas emërimit iu hakua llogaria e tij në Facebook, jo me doemos duhet të jetë haker për të qenë në krye të pozitës të re që pranoi.

“E keni marrë se Zafir Berisha duhet me kanë haker. Nuk është e thane me kanë ndonjë kuller që i thyen passwordet. Zafiri i njeh gjërat. Është shumë i qëlluar , mirë që është vendosur në atë pozitë. E njeh këtë fushën e sigurisë”, u shpreh ai për Front Online.