Ata që e njohin këtë gjykatë dhe që e kanë votu, hajrin ia pafshin

Nasim Haradinaj

Në Kosovë kush të dojë sorollatet dhe bën çka do. Kjo do të thotë që ne s’kemi kushtetutë, as parlament, as president, por jemi vetëm kukulla. Aksíonit është dashur që t’i prijnë Policia e Kosovës, ndërsa Eulexi të monitorojë e jo të veprojë.

Nuk e njohim këtë gjykatë, është gjykatë e Serbisë. Kjo gjykatë është e injorantëve. Ata që e njohin këtë gjykatë dhe që e kanë votu, hajrin ia pafshin.

Vetëm shpirtin mujn me na marrë, kurgjo tjetër. Ne iu kemi tregu haptazi se çkado që na sjellin, ne do i publikojmë” ka thënë Nasim Haradinaj.