Albulena: Tybe ju boj be në Zot se vetë Hoti nuk e di se për çka do të diskutohet në Washington

Vetë Hoti nuk e di se për çka do të diskutohet në Washington

Anëtarja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka thënë se subjekti i saj është i shqetësuar për mungesën e transparencës për takimin në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë.

“Jemi të brengosur për mungesën e transparencës.Vetë Avdullah Hoti e pranoi se nuk di për çka do të diskutohet në Uashington. Si është e mundur kjo që shkon në një tryezë ku nuk dihet se çfarë do të flitet”, shtoi ajo.

Por ajo thotë se do të kundërshtonin të gjitha marrëveshjet në të cilat do të prekej territori apo sovraniteti i vendit.

“Nuk bën të ketë marrëveshje sikur Zajednica apo shkëmbimi i territoreve”, shtoi ajo.