Agim Veliu: o Rexhep Selimi, “Unë i mbaj musteqet, por nuk jam i pafytyrë si ti”

Agim Veliu: o Rexhep Selimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, kishte paralajmëruar në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës se do të kryhet aksíon në fshatin Karaçevë të Kamenicës, për mbylljen e kazinove dhe veprimtarive tjera krímínale.

Për këtë çështje u diskutua shumë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës edhe në seancën ku raportoi ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Në një kundërpërgjigje për raportimin e Veliut, shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi ka thënë se ish kryeministri Kurti ka bërë mirë që e ka shkarkuar atë.

“Kurti të ka shkar kuar jo për shkak që i mban musteqet, por që je i pafatë. Ti këtë pozícíon nuk duhet ta mbashë. Nëse ka pasur kazino atje në kohën kur ke qenë ministër, atëherë edhe ma keq, sepse nuk ke ndërhyrë”, ka thënë Selimi.

Në përgjigjen e shkurtër të Veliut ai e ka pasur vetëm një fjali për Selimin. “Unë i mbaj musteqet, por nuk jam i pafytyrë si ti”.