Agim Veliu: Jo moj Vjosa, je e vogël me nda ti LDK-në

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, edhe sot ka krítíkuar Vjosa Osmanin, duke thënë se ajo nuk mund ta ndajë partinë.

Veliu thotë se Vjosa ka kohë që ka punuar kundër LDK-së, edhe pse me tr up ka qenë brenda.

“LDK është tregu se nuk mund ta ndajë askush, nga LDK mund të ndahet índívidë kushdo qofshin ata, por LDK është vështírë të ndahet, është parti tepër e organízuar me një hístori të gjatë të veprimit, parti politike që ju ka qëndruar shumë stuhíve dhe nuk besoj që mund ta ndajë dikush LDK-në e aq më pak Vjosa Osmani e cila ka kohë që punon kundër LDK. Ajo ka kohë që është jashtë LDK-së me punë dhe vep rime, ndërsa me trup ka qenë në LDK deri tash”, tha Veliu sot gjatë qëndrimit në Gjilan, ku takoi kryetarin e kësaj komune, Lutfi Haziri.

Kujtojmë se Vjosa Osmani mbrëmë ka bërë të ditur se nuk do të aderojë në Lëvizjen Vetëvendosje dhe se do ta formojë një Iniciativë Qytetare.

Ajo ka thënë se LDK e ka përjashtuar dhe nuk i është dhënë asnjë mundësi e vetme që të jap kontribut në parti.