Agim Veliu e “provokon“ keq Vjosën, ja çka i shkruan!

Nënkryetari i LDK-së, njëherësh ministri Punëve

të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu ka reaguar në drejtim të
Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai duke mos përmendur emër, por duke iu
referuar asaj tha se në historinë e parlamentarizmit demokratik nuk mbahet mend
që kryetari i Parlamentit të ketë qenë person jo-partiak.

Madje sipas tij, nuk mbahet mend kërcimi i
kryetarit të Parlamenti në parti tjera, raporton Indeksonline.

“Në historinë e parlamentarizmit demokratik
nuk mbahet mend që kryetari i Parlamentit të ketë qenë person jo partiak!Po
ashtu, nuk mbahet mend kër cimi i kryetarit të Parlamentit në parti tjera!”,
tha Veliu.

Ky reagim i tij erdhi pasi Osmani dje deklaroi
se përfundimisht është ndarë nga LDK-ja.

Madje ajo u shpreh se është shumë vonë për
partinë e Isa Mustafës të kërkojë më mbështetje nga ajo në rast të zgjedhjeve të
parakohshme.

Poashtu ajo e la të hapur mundësinë për bashkëpunim
me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti.

“Natyrisht që po, përgjigjja konkrete e saj
është vendimi i tyre i 20 qershorit për t’më përjashtuar. Aty ka përfunduar
gjithçka. Ne jemi në kontakt dhe bisedojmë për tema të ndryshme të
bashkëpunimit se si do të konkr etizohet ky bashkëpunim në të ardhmen do t’iu
njoftojnë në momentin që do të konk retizohet”, tha ajo./Indeksonline