Abrashi: Popull, një dijeni se Serbia nuk do të ketë hise në Ujman

Abrashi: Serbia nuk do të ketë hise në Ujman, do të ketë vetëm qasje

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi pas kthimit nga Washingtoni ku u nënshkrua marr ëveshja ekonomike me Serbinë, thotë se Kosova do të bëhet vend transit dhe at raktiv për biznes në Europën Qendrore.

Arbrashi në Edicionin Special në Klan Kosova tregon se përfshírja e Kosovës në Mini Shengenit Ballkanik do ia lehtëson infratrukturën investitorëve.

“Kosova bëhet vend transit për Evropën Qëndrore, deri tash nuk ka qenë dhe kur të bëhet do të ketë mundësi më të mëdha për të bërë biznes dhe tregun do ta ketë më të çasshëm. Për shumë biznese është e pamundur me hapë biznes në Kosovës, deri në Prishtinë është në rregull mirëpo në pjesën tjetër nuk ka infrastrukturë të duhur. Kjo autostradë e leh tëson punën e investitorëve dhe bëhet vend at raktiv për ta”.

Abrashi nuk la pa përmendur edhe liqenin e Ujmanit ku theksoi se nuk ka të bëjë fare me Serbinë.

“Çështja e Ujmanit nuk ka të bëjë fare me Serbinë, ujërat mbesin pjesë e zyrës së Kryeministrit sa i përketë fízibílitetit. Një pjesë është në Serbi rreth 15-20% dhe ka lígje ndërkopmbëtare që i rregullojnë këto çështje, nuk bën që Mali i Zi ose Serbi të krijojë një digë dhe të pengojë ujin”.

Abrashi mes tjerash tha se projektet e përfshíra në marrë veshjen ekonomike me Serbinë janë në favor të Kosovës.

“Mendoj se nuk do të ketë hise në Ujman, sepse marrë veshja është si e tillë. Fryma e projekteve strategjike janë në favor të Kosovës në këtë marrë veshje. Është mirë të pritet studimi i fízibílitetit, duhet me i pa edhe përvojat e vendeve tjera”.

“Nuk kemi nevojë me u shqe tësu aq sa po shqet ësohen, Serbia edhe tash ka çasje edhe ka një pjesë të ujit, mirëpo jo hise” deklaroi Abrashi.

Abrashi mes tjerash foli edhe për njohjen e Kosovës si shtetet nga ana e Serbisë – ku tha se edhe për këtë gjë është diskutuar në Washington.

“Edhe në Washington ka qenë si temë, i kemi parë rea gimet e ministrave serb dhe tregon se presíoni ka qenë serioz. Është folur më herët që ky takim në Shtëpinë e Bardhë do të jetë ekonomik, njohja ka qenë në tavolinë dhe është diskutu mirëpo themeli ka qenë ekonomik”, deklaroi Abrashi.

Ministri mes tjerash deklaroi se njohja nga Serbia nuk është larg.

“Njohja do të vijë bashkë me Serbinë, Amerikën dhe BE-në në tavolinë dhe ky moment nuk është larg”.

“Ne me dëshírë e kryejmë tjetrën javë, jemi duke punuar sa më shumë që të ndodhë kjo”.

Abrashi mes tjerash foli edhe për përq arjet mes koalicionit ku tha se gjithçka është në rregull dhe se nuk sheh probleme që do të qonin deri tek prishja e koalicionin mes LDK-së dhe AAK-së