​Haradinaj i çon “selam” Mustafës: Disiplinoje Lutfi Hazirin që po e hapë gojën për ndryshim të kufijve

​Haradinaj i çon “selam” Mustafës: Disiplinoje Lutfi Hazirin që po e hapë gojën për ndryshim të kufijve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri i cili është pro dhënies së 17 fshatrave të Leposaviqit në shkëmbim me Luginën e Preshevës.

Haradinaj i ka çuar “selam” kreut të LDK-së, Isa Mustafa që ta disiplinojë nënkryetarin e tij të partisë Lutfi Haziri.

“Isa Mustafa ta disiplinojë Lutfi Hazirin që po e hapë gojën për ndryshim të kufijve. Tërë kohën po deklarohet për 17 fshatra atje, deklarata të cilat janë të panevojshme”, tha Haradinaj nëT7, shkruan Reporteri.net.

Ai ka kritikuar edhe udhëheqjen e bisedimeve nga kryeministri aktual, Avdullah Hoti.

“Hoti bëri gabime në Bruksel. Ai shkoi dhe i bëri punë Lajcakut. Tërë mënyra se si u prit ai atje ishte gabim”

Haradinaj pati kritika edhe për emërimin e Skënder Hysenit si koordinator për dialog.

“Po ta dija se do të kishim përsëri dialog teknik dhe koordinatorë do të thërrisja Edita Tahirin. Ajo ka qenë negociatore shumë e mirë. Nuk ka asnjë gabim në marrëveshjet që ka lidhur ajo. Por ajo kohë ka shkuar. Tash duhet të kemi dialog politik”, ka thënë Haradinaj